Në kërkim nga Interpol për vrasje/ Arrestohet në Kosovë shqiptari me 5 identitete
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe legalizim të përmbajtjes së rreme. Autoritetet bënë të ditur se i arrestuari rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes një njoftimi të kuq të Interpolit. Sipas Policisë së Kosovës, gjatë hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet e disa shteteve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Austrinë, Belgjikën, Shqipërinë dhe Hungarinë, është zbuluar se i dyshuari kishte përdorur pesë identitete të ndryshme, kryesisht të lidhura me Shqipërinë, Greqinë dhe Kosovën. Verifikimet e autoriteteve shqiptare kanë konfirmuar identitetin e tij dhe kanë bërë me dije se personi është i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”. Sipas Prokurorisë së...
Burimi:
ntv.al