Mblidhet Kuvendi i Kosovës, mbahet seanca konstituive e Legjislaturës së XI-të
Ka nisur në Kuvendin e Kosovës seanca konstituive e Legjislaturës së XI-të. Deputetët e zgjedhur janë mbledhur për të konstituuar Kuvendin e ri të Kosovës. Në rend dite janë formimi i një komisioni verifikues, betimi i deputetëve dhe zgjedhja e nënkryetarëve dhe kryetarit. Konstituimi i Kuvendit hap rrugën për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri. Por, seanca po mbahet ndërkohë që LVV dhe LDK nuk kanë ende marrëveshje që do ta zhbllokonte ngërçin
Burimi:
vizionplus.tv