Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten në Uashington. Takimin ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe serbë e hapi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Gjatë takimit u nënshkruan dy memorandume – një për bashkëpunim në fushën e energjisë dhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e arsimit. Në prag të takimit, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, tha se memorandumi për bashkëpunim në fushën e energjisë “do të hapë perspektiva të reja të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit tonë, pasi parashikon ndërtimin e ndërlidhësve të rinj të gazit”. Ndërkaq, për memorandumin në fushën e arsimit, Gjuriq tha se ka të bëjë me “zgjerimin e programit Fulbright, i cili do të krijojë mundësi të...
Burimi:
vizionplus.tv