Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, nis në Prishtinë gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Një gjykim në mungesë ka nisur të premten në Gjykatën e Prishtinës kundër 21 personave të akuzuar për Masakrën e Reçakut – një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Prokurorët i akuzojnë ata se gjatë një operacioni të forcave policore serbe gjatë luftës së viteve 1998-‘99, i vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë. Të pandehurit – Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq – akuzohen për kryerjen e krimeve të...