LVV zyrtarizon Kurtin kandidat për kryeministër, partitë në Kosovë finalizojnë garën elektorale

LVV zyrtarizon Kurtin kandidat për kryeministër, partitë në Kosovë finalizojnë garën elektorale

Kosova E Shtunë, 9 Maj 2026 12:47 Tri ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave zgjedhore, subjektet politike në Kosovë kanë hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti është rizgjedhur unanimisht kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Kurti, i cili synon një mandat të ri pas fitoreve të mëparshme elektorale të LVV-së në vitin 2025, deklaroi se objektivi i tij është sigurimi i rreth 60% të votave. Partia në pushtet ka konfirmuar gjithashtu vazhdimin e koalicionit me Guxo-n, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane. Ndërkohë, edhe partitë e tjera politike janë në fazën e finalizimit të listave të kandidatëve. Lidhja Demokratike e...