“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët
Ishte cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga një profil që dyshohet të mos jetë emër i vërtetë por pseudonim. Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka denoncuar në Prokurorinë Speciale profilin “Lule Gjeli”. Ajo ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që ky profil të hetohet në detaje, duke theksuar se vitet e fundit në Kosovë është përhapur në masë të madhe gjuha e urrejtjes. Ky profil që dyshohet të jetë i rrejshëm është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara së fundi, për shkak se përmes kësaj llogarie ka pasur sulme të vazhdueshme në drejtim të kundërshtarëve të Vetëvendosjes. Cak i sulmeve ishin edhe Përparim Rama, Vjosa Osmani e madje ish kryeministri Abdullah Hoti ishte shpallur i vdekur. Janë shënjestruar gjithashtu edhe gazetarët. Ishte...
Burimi:
javanews.al