Kuvendi konstituohet në 6 gusht, nëse palët nuk dakordësohen për Presidentin, Kosova sërish në zgjedhje
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të zhvillohet më 6 gusht, në orën 10:00. Vendimi vjen pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve zgjedhore, ndërsa partitë politike vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. “Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik h për çështjen e Presidentit, kam vendosur që, pra menjëherë pas certifikimit aso kohe, që të mos e thërras me nguti seancën konstitutive, por të shfrytëzoj afatin që lejon Kushtetuta për t’ju krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe për ndërtimin e një konsensusi.Prandaj, sot ju njoftoj se seanca konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet...
Burimi:
vizionplus.tv