Kriza politike lë pezull marrëveshjet ndërkombëtare dhe fondet e BE-së

Kriza politike lë pezull marrëveshjet ndërkombëtare dhe fondet e BE-së

Çështja e zgjedhjes së presidentit çoi në pezullimin e funksionimit institucional dhe vendi përfundoi në zgjedhje të parakohshme. Si pasojë e krizës politike dhe mosfunksionimit të Kuvendit, një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare do të mbesin pa u implementuar, duke shkaktuar pasoja financiare për Kosovën. Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, fajësoi fillimisht Lëvizjen Vetëvendosje si shumicë parlamentare për bllokimin institucional dhe moszbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. “Moszbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është drejtpërdrejt përgjegjësi e shumicës. Siç e dinë qytetarët e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i votoi të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare pa asnjë kusht, pa asnjë kushtëzim, pa asnjë kërkesë”, u shpreh ai. Tahiri tha se përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi, siç e quajti ai, “kryeneçësinë” e LVV-së. “Andaj, moszbatimi i marrëveshjeve...