Kosovë, zbulohen 4 trupa në një varrezë masive në Zubin Potok, ministri i Sveçla shkon në vendngjarje

Kosovë, zbulohen 4 trupa në një varrezë masive në Zubin Potok, ministri i Sveçla shkon në vendngjarje

Të paktën katër trupa janë gjetur në një varrezë masive të zbuluar në fshatin Jabukë të Zubin Potokut. Lajmi u bë i ditur nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili vizitoi vendin ku po zhvillohen gërmimet. Sipas Sveçlës, dyshohet se viktimat janë ekzekutuar gjatë luftës dhe më pas janë hedhur në një gropë gëlqereje, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Ai theksoi se autoritetet do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë personave të zhdukur. Ministri bëri të ditur se varreza e re ndodhet rreth 900 metra larg një varreze tjetër masive të zbuluar më herët, në të njëjtën luginë, çka sipas tij mund të tregojë se bëhet...