Kosovë/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Kosovë/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Një 61-vjeçar ka humbur jetën të martën në fshatin Pozheran të Vitisë, pasi dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë së tij si pasojë e kushteve të vështira atmosferike. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani. Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, kur një burrë i lindur në vitin 1965 dyshohet se ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, duke pësuar lëndime në kokë. “I njëjti me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete”, ka deklaruar Osmani. Ai bëri të ditur se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin e Shtetit,...