Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik”

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për “spastrim etnik”

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, duke thënë se përgjigja fillestare e bllokut evropian ishte e “kufizuar dhe e vonuar”. Paunoviq – ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale – tha fundjavën e kaluar për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të ish-liderit serb Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”. Kjo deklaratë nxiti reagime të shumta dhe Kosova tashmë ka ngritur padi ndaj saj dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen në vend. Të shtunën, Qeveria e Kosovës njoftoi se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri Jashtëm, Glauk Konjufca, i dërgoi letër përfaqësueses së lartë të BE-së,...