Kosova feston 27-vjetorin e çlirimit, Kurti e Haxhiu, në kompleksin “Adem Jashari”. SHBA: Riafirmojmë angazhimin për paqe

Kosova feston 27-vjetorin e çlirimit, Kurti e Haxhiu, në kompleksin “Adem Jashari”. SHBA: Riafirmojmë angazhimin për paqe

Kosova shënon sot 27-vjetorin e çlirimit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e vendit. Në qytete të ndryshme  do të organizohen  aktivitete përkujtimore, homazhe dhe ceremoni zyrtare në nderim të dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit. Kryeministri  Albin  Kurti së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu,  bënë homazhe në kompleksin Adem Jashari. Ndërkohë  SHBA riafirmoi angazhimin për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Kosovë  “Sot, 27 vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës drejt paqes dhe stabilitetit. Ne nderojmë qëndresën e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë angazhimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet.” 12 qershori kujton hyrjen e forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë në...