Konjufca takon Sorensenin: Kosova e përkushtuar ta përmbyll dialogun me Serbinë

Konjufca takon Sorensenin: Kosova e përkushtuar ta përmbyll dialogun me Serbinë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për ta përmbyllur dialogun me Serbinë përmes njohjes reciproke. Konjufca ka thënë se këtë e ka rikonfirmuar në takimin e përbashkët me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë Agron Bajramin, me rastin e pritjes së emisarit special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, në Bruksel. “Ishte kënaqësi të mirëpresim Peter Sorensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, riafirmuam se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces me synimin e qartë për ta përmbyllur atë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca në X.