Kandiç: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke theksuar se ajo e di mirë se çfarë ka ndodhur në Pejë gjatë luftës në Kosovë. Kandiç kujtoi se Paunoviq ka lindur në Pejë dhe se ajo është në dijeni se më 27 mars 1999, policia serbe dëboi pothuajse të gjithë popullsinë shqiptare nga qyteti. Sipas saj, qytetarët u detyruan të largoheshin në kolona, në këmbë drejt Malit të Zi, ndërsa të tjerë u deportuan me autobusë për në Shqipëri. Kandiç tha se, pavarësisht dijenisë për këto ngjarje, Paunoviq e paraqet publikisht spastrimin etnik si një zgjidhje të dëshirueshme politike dhe shpreh keqardhje që kjo nuk u zbatua në vitin 1998. “Ajo i di të gjitha...
Burimi:
ntv.al