Shqipëria “e pushtuar” nga zjarri! Flakët dalin jashtë kontrollit, alarm në Krujë dhe Lurë

Shqipëria “e pushtuar” nga zjarri! Flakët dalin jashtë kontrollit, alarm në Krujë dhe Lurë

Dhjetëra forca zjarrfikëse, të Emergjencave Civile dhe të Forcave të Armatosura vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit, ku zjarret kanë mbetur aktive. Temperaturat e larta dhe erërat kanë vështirësuar punën në terren dhe, në disa raste, kanë favorizuar riaktivizimin e vatrave. Situata paraqitet më e ndërlikuar në disa zona të Krujës. Sipas kryebashkiakut Artur Bushi, gjatë 24 orëve të fundit janë riaktivizuar vatra në Abaze, Zidoll, Grykën e Vajës dhe Boje. Në Abaze, flakët kanë rrezikuar zonat e banuara dhe është ndërmarrë edhe evakuimi i banorëve. Në Dibër, shqetësim paraqet zjarri në vendin e quajtur Maja e Ruveshit, mbi fshatin Borie Lurë. Sipas raportimeve, zjarri është përhapur gjatë natës dhe autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur afrimin e flakëve pranë banesave. Sipas të...