Defekt në tubacionin e ujit, UKT njofton kufizime në dy zona të Tiranës
Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar për një defekt në një tubacion transmetimi në zonën e TEG-ut, i cili ka shkaktuar kufizime të pjesshme në furnizimin me ujë në Daias dhe Lundër. Sipas UKT-së, problemi është konstatuar në linjën e transmetimit DN 315 mm HDPE. Për shkak të defektit, furnizimi me ujë në dy zonat do të jetë i kufizuar përkohësisht, ndërsa ekipet teknike kanë nisur ndërhyrjen për riparimin e tubacionit. UKT bën me dije se puna do të vijojë deri në përfundimin e riparimit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë. Sipas institucionit, defekti nuk prek furnizimin me ujë në zona të tjera të qytetit të Tiranës.
Burimi:
ntv.al