Jovanoviç: U kërkoj falje shqiptarëve, asnjë njeri normal nuk do ta mendonte atë që tha Paunovic
Ministrja serbe Snezhana Paunovic tronditi botën ditë më parë me një deklaratë ku tha se nëse do të ishte në vendin e Slobodan Millosheviqit, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën që nga viti 1998”. Politikani liberal serb, Cedomir Jovanoviç, tha se një deklaratë e tillë tregon se serbët janë armiqtë e tyre më të këqij dhe theksoi se u kërkon falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës që janë viktima dhe pengje të nacionalizmit serb. Jovanoviç u shpreh se asnjë njeri normal nuk e mendon atë që tha ministrja serbe. “Ministrja serbe Snezhana Paunovic, me deklaratën e saj, vetëm sa konfirmoi se serbët janë armiqtë e tyre më të këqij. Unë u kërkoj sinqerisht falje shqiptarëve dhe gjithashtu serbëve të Kosovës, sepse të dyja palët, secila...
Burimi:
ntv.al