Ishin nisur drejt aeroportit për të marrë motrën/ Detaje nga aksidenti që u mori jetën tre shqiptarëve
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti fatal që i mori jetën tre shqiptarëve të Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Viktimë kanë ngelur Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, të kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut. Siç shprehet Fatmir Beqirit, i afërmi i viktimave, në një intervistë për një media në Kosovë, Ejup Tërnava që e drejtonte automjetin në ato momente, së bashku me bashkëshorten kishin shkuar për ta marrë motrën e tij në aeroportin e Shkupit, kur papritmas ndodhi aksidenti tragjik që u mori jetën në vend. “Kontakti i fundit ka qenë nëpërmjet kamerave të shtetit maqedonas rreth orës 22:38, pastaj ata kanë humbur gjurmët. Ejupi si shofer e...
Burimi:
ntv.al