Gratë e forta të Brukselit kërkojnë kompromis në Prishtinë për hatër të agjendës evropiane
Përfaqësues të Bashkimit Evropian kanë përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të mbajtur më 7 qershor në Kosovë, teksa kanë kërkuar angazhim konstruktiv të të gjithë spektrit politik për formimin sa më të shpejtë të institucioneve për të vazhduar agjendën evropiane, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kaja Kallas, ka mirëpritur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë, duke e cilësuar atë si një mundësi për të tejkaluar bllokadën e gjatë politike që ka paralizuar vendin më të varfër në Evropë, si edhe ka bërë thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Marta Kos, ka bërë thirrje që spektri politik në Kosovë të bashkëpunojë pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke...
Burimi:
ntv.al