Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve të zhvilluara në fshatin Jabukë e Vogël, në Komunën e Zubin Potokut, janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave, të cilat sipas vlerësimeve fillestare u përkasin viktimave të zhdukjes me forcë gjatë luftës. Sipas njoftimit zyrtar, më 3 gusht 2026 kanë vazhduar aktivitetet gërmuese në kuadër të trajtimit të lokacioneve të dyshuara si varre masive në fshatrat Kalludër dhe Jabukë. Për shkak të kushteve dhe specifikave të terrenit, punimet janë përqendruar në lokacionin e Jabukës së Vogël. “Gjatë gërmimeve të zhvilluara sot në Jabukë të Vogël janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave, që sipas vlerësimeve fillestare, u përkasin viktimave të zhdukjes me forcë gjatë luftës”, thuhet në njoftimin e...
Burimi:
javanews.al