Ekrem Bajroviç dënohet me 12 vjet burg për krime lufte në Kosovë
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviçin, në rigjykimin e tij për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-’99. Bajroviç u shpall fajtor përsëri për kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve shqiptarë në fshatrat Staradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatrat tjera përreth të Komunës së Istogut në fillim të vitit 1999. Ai u dënua në rigjykim pasi rasti kundër tij ishte kthyer në rivendosje nga Gjykata Supreme vitin e kaluar. Gjykata Themelore e kishte dënuar me 12 vjet burgim atë edhe në korrik të vitit 2024 dhe Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar atë aktgjykim duke e hedhur poshtë ankesën e palës mbrojtëse më 2025. Megjithatë, Gjykata Supreme e pranoi ankesën e mbrojtjes më 2025 dhe e...
Burimi:
vizionplus.tv