Ego dhe hakmarrje mbi jetën e njerëzve/ Avokati serb flet për ndryshimin e rrjedhës së ibrit
Deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër kanë shkaktuar reagime të forta në Serbi. Avokati serb Çedomir Stojkoviq tha se përdorimi i një çështjeje të tillë për qëllime politike do të ishte veçanërisht problematik për banorët që varen nga burimet ujore të Ibrit. Stojkoviq e ka akuzuar Vuçiçin se, në këtë rast, interesat politike dhe retorika e përplasjes mund të vendosen mbi pasojat që një projekt i tillë do të kishte për njerëzit. “Vuçic po tregon se jeta e serbëve në Kosovë nuk i intereson aspak, por se është i gatshëm t’ua marrë edhe lumin, sepse egoja dhe hakmarrja janë më të rëndësishme për të sesa jeta e njerëzve” – ka deklaruar ai. Stojkoviq ka përmendur edhe...
Burimi:
ntv.al