Dokumentari që trazon serbët për vitet ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën
Një dokumentar me titull “Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë: Mitet e rrëzuara të viteve ’90)”, ka ngjallur debat në rajon, pasi përmes deklaratave të politikanëve, intelektualëve dhe figurave publike nga vetë Serbia trajton pesë prej temave më të diskutueshme që lidhen me luftërat e ish-Jugosllavisë. Autorët e dokumentarit theksojnë se nuk paraqesin akuza apo interpretime personale, por deklarata publike të personave që kanë qenë pjesë e jetës politike dhe shoqërore serbe, të cilat, sipas tyre, bien ndesh me narrativat dominuese që vazhdojnë të promovohen në opinionin publik. Dokumentari nis me konstatimin se shpërbërja e Jugosllavisë nuk ishte vetëm një proces politik, por fillimi i luftërave, ideologjive dhe narrativave që vazhdojnë të ndikojnë edhe sot në politikë, media, arsim dhe kujtesën kolektive. Në këtë kontekst,...
Burimi:
ntv.al