Dështimi me Presidentin, caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Dështimi me Presidentin, caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës e presidentes, Albulena Haxhiu ka shpallur 7 qershorin si datën e zgjedhjeve të reja parlamentare si pasojë e dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. “Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor”, tha Haxhiu. Vendimi i kryetares së Kuvendit vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas saj 15 nga 17 partitë e ftuara morën pjesë në takim për të zgjedhur mes dy datave të mundshme,...