Arkivat e vdekjes/ Kurti: BE-ja dhe SHBA-ja të shtojnë presionin ndaj Serbisë për krimet e luftës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të rrisin presionin ndaj Serbisë për deklasifikimin e dokumenteve që lidhen me krimet e luftës në Kosovë. Sipas Kurtit, në vend që të hapë arkivat dhe të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës, Beogradi po ndjek penalisht persona që vite më parë kanë dëshmuar për krimet e kryera gjatë luftës. Ai deklaroi se autoritetet serbe po arrestojnë qytetarë me akuza për spiunazh, vetëm pse rreth dy dekada më parë kishin informuar UNMIK-un dhe organizata të tjera ndërkombëtare për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë. Kurti përmendi edhe dokumentacionin e Brigadës së Motorizuar 38 të Ushtrisë Jugosllave, për të cilin tha se lidhet me masakrat...
Burimi:
ntv.al