Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj përgëzoi qytetarët e Kosovës për zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe demokratik. Sipas tij, zgjedhjet dëshmuan edhe një herë forcën e institucioneve dhe kulturën demokratike të shtetit të Kosovës. “Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës”, shkruan Begaj. Presidenti theksoi se në këtë fazë është e rëndësishme që të gjitha forcat politike në Kosovë të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive. Ai nënvizoi nevojën për dialog dhe kompromis institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës. “Në këtë fazë, është me rëndësi...