Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Kosova, 18 dhe 24 vjeç

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Kosova, 18 dhe 24 vjeç

Dy vajza nga fshati Topanicë i Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Gjermani. Viktimat janë E. Zubaku, 24 vjeçe, dhe A. Zubaku, 18 vjeçe. Lajmi për vdekjen e tyre është konfirmuar nga familjarët. Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy automjete të cilat po lëviznin me shpejtësi të lartë janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkaku i aksidentit dyshohet se ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë. Si pasojë e përplasjes fillestare, një person ka mbetur i lënduar rëndë. Ndërkohë, pesë automjete të tjera që po qarkullonin pas tyre nuk kanë arritur të frenojnë me kohë, duke shkaktuar një aksident zinxhir ku u përfshinë gjithsej pesë vetura. Sipas të dhënave paraprake të policisë gjermane, pasagjerët e...