Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga Kosova, babai, djali dhe nipi humbin jetën
Një familje nga Ferizaj në Kosovë është goditur nga një tragjedi e rëndë, pasi tre anëtarë të saj kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Gjermani. Viktimat janë Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi Laurent Aliu, 16 vjeç. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, tre të afërmit po udhëtonin drejt banesës së tyre pas qëndrimit për pushime në vendlindje, kur automjeti me të cilin lëviznin doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Mjeti ka rrëshqitur poshtë një argjinature dhe ka përfunduar mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë, duke u ndalur pranë binarëve. Tre personat që ndodheshin brenda automjetit kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë, pasi viktimat...
Burimi:
vizionplus.tv