27 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
Kosova E Enjte, 11 Qershor 2026 10:10 Sot mbushen 27 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb. Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë. Marrëveshja u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë. Ndër të tjera në marrëveshje parashikohej, që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat...
Burimi:
kohajone.com