Kosova në zgjedhje, për herë të tretë brenda 16 muajsh! 2 mln banorë u drejtohen kutive të votimit

Kosova në zgjedhje, për herë të tretë brenda 16 muajsh! 2 mln banorë u drejtohen kutive të votimit

FOTO ILUSTRUESE KOSOVË-Qytetarët e Kosovës u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare që mbahen brenda vetëm 16 muajsh. Rreth dy milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Qendrat e votimit janë hapur sipas orarit në mbarë Kosovën dhe deri tani procesi po zhvillohet pa incidente të raportuara. Nga mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, votën e kanë hedhur 156.474 persona. Në garë marrin pjesë 22 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore. Vetëvendosje garon në koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja konkurrojnë të vetme. Pjesë e kësaj gare është edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila i prin listës...