“Kodi i kuq”/ Turqia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Netanyahun

“Kodi i kuq”/ Turqia lëshon urdhër arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Turqia ka nisur procedurat për kërkimin e arrestimit ndërkombëtar të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në kuadër të një çështjeje penale që lidhet me akuzat për gjenocid në Gaza dhe një incident me aktivistët e Flotiljes Global Sumud. Lajmi është bërë i ditur nga ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, i cili deklaroi se Ankaraja i ka kërkuar Interpolit lëshimin e një njoftimi të kuq për Netanyahun dhe shtetasin izraelit Afek Moskovitch. Kërkesa synon që dy personat të mund të kërkohen ndërkombëtarisht për arrestim. Sipas autoriteteve turke, procedurat gjyqësore po zhvillohen në Gjykatën e 11-të të Lartë Penale në Stamboll. Çështja, e regjistruar me numrin 2026/108, përfshin 35 të pandehur, mes tyre Netanyahun dhe Moskovitchin. Gurlek bëri të ditur se ndaj dy shtetasve izraelitë janë lëshuar...