“Kina dhe SHBA duan t’i japin fund luftës”, Trump: Askush nuk do që Irani të zotërojë armë bërthamore

“Kina dhe SHBA duan t’i japin fund luftës”, Trump: Askush nuk do që Irani të zotërojë armë bërthamore

Kina dhe SHBA-të duan t’i japin fund luftës. Si Kina, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara duan t’i japin fund luftës në Iran dhe nuk duan që Teherani të zotërojë një armë bërthamore. Presidenti i SHBA-së Donald Trump e deklaroi këtë gjatë vizitës së tij në Zhongnanhai, selinë e udhëheqjes dhe qeverisë së Partisë Komuniste, ngjitur me Qytetin e Ndaluar në Pekin. Siç raportohet nga South China Morning Post, gjatë vizitës, Trump i tha homologut të tij Xi Jinping: “Ne mendojmë shumë ngjashëm, apo jo? Ne duam që kjo të marrë fund. Ne nuk duam që ata të zotërojnë një armë bërthamore. Ne duam që Ngushtica të mbetet e hapur. Po e mbyllim tani, ata e mbyllën, pastaj ne e mbyllim, por ne duam që Ngushtica...