Kili/Autoritetet kapin 100 ton kokainë dhe ketaminë të destinuar për tregun evropian
Autoritetet kiliane kanë sekuestruar më shumë se 100 ton drogë të fshehur në dërgesa druri me destinacion Evropën, njoftoi dje qeveria e vendit latino-amerikan, duke shprehur se është sekuestruar një sasi rekord. “Falë punës së përbashkët të prokurorisë, autoritetit portual dhe doganave, u sekuestruan 1,080 ton dru të ngopur me drogëra të ndryshme, që përbën një goditje historike ndaj krimit të organizuar në vendin tonë”, tha qeveria në një deklaratë. “Sekuestrimi i 100 tonëve është më i madhi i këtij lloji në historinë e Kilit”, thuhej në deklaratën qeveritare, duke sqaruar se druri përmbante kryesisht kokainë dhe ketaminë. Nëse droga do të arrinte në destinacionet e saj, substancat e kontrolluara do të rikuperoheshin përmes “proceseve kimike të përparuara, të cilat kërkojnë laboratorë të specializuar”, thanë...
Burimi:
opinion.al