“Këtu ka vetëm Maqedoni”, marshimi i forcave speciale maqedonase ndez reagime në rrjet para protestës së studentëve shqiptarë
Marshimi i forcave speciale maqedonase MAQEDONI E VERIUT- Dy ditë para protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe, një video ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Në pamjet e bëra publike shihet një paradë e forcave speciale maqedonase, teksa kryejnë stërvitje në rrugët e qytetit të Kumanovës dhe brohorasin: “Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”. Kjo lëvizje e forcave speciale është parë nga shumë qytetarë si një provokim ndaj protestës që do të mbahet të hënën nga studentët shqiptarë. Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës, ka reaguar publikisht duke ngritur dyshime nëse kjo paradë me brohoritje nacionaliste ishte një rastësi apo një mesazh kërcënues ndaj studentëve dhe...
Burimi:
zeri.ai