Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka vonesa në zbatimin e marrëveshjes për Gazën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një mbledhje për situatën në Palestinë, me fokus zbatimin e shpejtë të planit ndërkombëtar për Gazën dhe rezolutës 2803 të vitit 2025. Përfaqësuesit e OKB-së paralajmëruan se vonesat në zbatimin e marrëveshjeve mund të përkeqësojnë situatën humanitare dhe të rrezikojnë armëpushimin në Gaza. Përfaqësuesja e Greqisë në OKB, ambasadorja Agni Balta, përshëndeti progresin e deritanishëm, por kërkoi hapa të tjerë konkretë, sidomos në ndihmën humanitare. Ajo bëri thirrje për çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura, si dhe për rritjen e ndihmave humanitare dhe tregtare për Gazën. Balta dënoi gjithashtu zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, duke theksuar se ato duhet të ndalen menjëherë. Ndërkohë, përfaqësuesi i OKB-së, Nikolai Mladenov, deklaroi se për...
Burimi:
vizionplus.tv