Kërkoi arrestimin e tij, Netanyahu sulmon Mamdanin: Po nxit urrejtje e përçarje

Kërkoi arrestimin e tij, Netanyahu sulmon Mamdanin: Po nxit urrejtje e përçarje

Bota E Hënë, 27 Korrik 2026 15:13 Pavarësisht polemikave dhe thirrjeve për arrestimin e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se do të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork këtë vjeshtë. Vendimi vjen pasi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, kishte deklaruar më herët se do të zbatonte urdhër-arrestin e lëshuar ndaj Netanyahut nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në vitin 2024. Megjithatë, javën e kaluar ai pranoi se administrata e qytetit nuk ka kompetencë ligjore për ta arrestuar kryeministrin izraelit dhe se një veprim i tillë është në dorën e autoriteteve federale. Në një intervistë për Fox News, Netanyahu tha se nuk është i shqetësuar nga deklaratat e Mamdanit, duke e akuzuar atë se po nxit...