Kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., arrestohet i riu në New York
Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump. Sipas prokurorëve federalë, James Gerald Eckert Jr. përdori emrin e tij të vërtetë për të publikuar një seri mesazhesh kërcënuese në bisedën e drejtpërdrejtë të podkastit ‘Triggered with Donald Trump Jr.’. Në një prej tyre ai shkruante: ‘Do të të vras’, ndërsa në të tjera përdorte gjuhë të rëndë dhe kërcënuese. Sipas raportimeve të mediave të huaja, kërcënimet u zbuluan më 18 qershor nga një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së, i cili ishte në detyrë në rezidencën e Donald Trump Jr. Sipas hetimeve, 39-vjeçari publikoi gjithashtu një video tetëminutëshe në platformën Rumble, ku vazhdoi të lëshonte...
Burimi:
syri.net