Kazakistani bën hapin historik, lirohet në natyrë tigri i parë pas 70 vitesh

Kazakistani bën hapin historik, lirohet në natyrë tigri i parë pas 70 vitesh

Kazakistani ka bërë një hap historik në mbrojtjen e faunës së egër, duke lëshuar në natyrë tigrin e parë pas më shumë se shtatë dekadash nga zhdukja e kësaj specieje në vend. Një tigreshë Amur me emrin “Umit”, që në gjuhën kazake do të thotë “shpresë”, u lëshua në rezervatin natyror Ile-Balkhash, në juglindje të Kazakistanit. Tigresha është pajisur me një jakë satelitore për monitorim dhe tashmë po lëviz në mënyrë të pavarur në një zonë ku dikur jetonte tigri Kaspik, i zhdukur prej vitesh. Autoritetet e cilësuan këtë moment si fazën e parë praktike të programit kombëtar për rikthimin e tigrave dhe një nga projektet më ambicioze të restaurimit të natyrës në vend. Ministri i Ekologjisë i Kazakistanit, Erlan Nysambajev, tha se rikthimi i...