Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 216 kilogramë khat, një bimë me përbërës psikoaktivë e klasifikuar si lëndë narkotike, në aeroportin ndërkombëtar të Fiumicinos në Romë. Droga u zbulua në shtatë valixhe të një pasagjeri me shtetësi izraelite, i cili mbërriti me një fluturim nga Tel Avivi. Kontrolli u krye nga efektivët e Gardës Financiare dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave, pasi pasagjeri dha përgjigje të paqarta dhe kontradiktore lidhur me arsyen e udhëtimit dhe detajet e qëndrimit të tij në Itali. Gjatë kontrollit me skaner dhe hapjes së valixheve, autoritetet gjetën një sasi të madhe khat (Catha edulis), e përbërë nga tufa me gjethe dhe filiza të freskët. E gjithë sasia u sekuestrua nga policia. Khat është një bimë që përmban substancat psikoaktive katinon dhe katinë....