“Ka vend për Kosovën në BE!” Kos në Prishtinë: Shanset varen nga suksesi i dialogut me Serbinë

“Ka vend për Kosovën në BE!” Kos në Prishtinë: Shanset varen nga suksesi i dialogut me Serbinë

marta kos-albin kurti KOSOVË- Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, ka zhvilluar këtë të premte një vizitë zyrtare në Kosovë. Shefja e BE-së është pritur nga kryeminstri Albin Kurti, me të cilin më pas zhvilluan një konferencë të përbashkët.  Gjatë konferencës, Kos u pyet për rrugën e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë, Kos theksoi se kjo varet nga përmbushja e reformave. Teksa përmendi detyrat që Kosova duhet të përmbushë, Kos tha se njëra prej tyre, është dialogu me Serbinë.  “Sigurisht që ka vend për Kosovën në Bashkimin Europian dhe në procesin e anëtarësimit. Zakonisht ne nuk punojmë me data, por në varësi të përparimit dhe mënyrës sa më të suksesshme të mundshme. Më pas do të jemi në gjendje të fillojmë...