“Ka klauzola të papranueshme”/ Irani hedh poshtë propozimin e SHBA, Trump ‘frenon’ pritshmëritë për dialog të drejtpërdrejtë: Është shumë herët

“Ka klauzola të papranueshme”/ Irani hedh poshtë propozimin e SHBA, Trump ‘frenon’ pritshmëritë për dialog të drejtpërdrejtë: Është shumë herët

Irani ka reaguar ashpër ndaj një propozimi të fundit të Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë pjesërisht të papranueshëm, ndërsa nga ana tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta në këtë fazë. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim News Agency, e cila citon një “burim të mirëinformuar”, “propozimi i amerikanëve përmban disa klauzola të papranueshme”. Kjo u raportua edhe nga Ynet. Ndërkohë, Ebrahim Rezaei, zëdhënës i Komitetit të parlamentit iranian për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme, i quajti pikat e treguara në memorandum, të zbuluara nga Axios, një “listë dëshirash amerikane [dhe] jo një realitet”. Në të njëjtën kohë, nga Uashingtoni, Donald Trump është shprehur skeptik për përparimin e shpejtë diplomatik. Duke folur për New York Post, ai...