Si po e ndryshojnë valët e të nxehtit dhe zjarret jetën në Europë
Verat në Europë po ndryshojnë me shpejtësi. Temperaturat që dikur konsideroheshin ekstreme, si afro 40 gradë Celsius që po regjistrohen në Pragë, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Sipas Shërbimit Europian për Ndryshimet Klimatike Copernicus, valët e të nxehtit në fund të majit dhe gjatë qershorit sollën temperatura mesatare ditore mbi 10 gradë Celsius më të larta se normalja në disa zona të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Spanjës. Temperatura mesatare në Europën Perëndimore gjatë qershorit arriti në 20.74°C, ose 3.06°C mbi mesataren e periudhës 1991-2020. Me temperatura që në disa vende kalojnë 40 gradë Celsius, thatësirat e zgjatura, zjarret shkatërruese dhe ulja e niveleve të lumenjve nuk konsiderohen më fenomene të rralla, por po bëhen pjesë e zakonshme e verave europiane. Shkencëtarët kanë...
Burimi:
javanews.al