Jo vetëm mungesë nafte! Pse kriza në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë një tronditje në tregun agro-ushqimor?

Jo vetëm mungesë nafte! Pse kriza në Ngushticën e Hormuzit mund të shkaktojë një tronditje në tregun agro-ushqimor?

Një verë pa ajër të kondicionuar dhe një dimër pa ngrohje apo gaz për gatim? Frikërat e një Perëndimi të mësuar me këto komoditete zbehen përballë një shqetësimi tjetër që prek gjithë botën: që në sobat e kuzhinës (të ndezura apo të fikura) të ketë pak për të gatuar, dhe ajo pak të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit (ose hapja e saj me ndërprerje) nuk është vetëm çështje energjie, por në një cikël më të gjatë dhe më pak të dukshëm, edhe çështje ushqimi. Përmes këtij korridori kalon një pjesë e madhe e plehrave kimike që shërbejnë për rritjen e grurit dhe orizit në pjesën tjetër të botës. Pasojat nuk do të jenë të menjëhershme, ato do të shihen...