“Je shumë e bukur”/ Mesazhi i Macron për aktoren iraniane, reagon për herë të parë Brigitte: Nuk ia kontrolloj kurrë telefonin

“Je shumë e bukur”/ Mesazhi i Macron për aktoren iraniane, reagon për herë të parë Brigitte: Nuk ia kontrolloj kurrë telefonin

Një libër i ri i gazetarit të revistës franceze Paris Match, Florian Tardif, ka shkaktuar debat në Francë, pasi zbulon prapaskena të marrëdhënies mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron. Në librin me titull “Një çift (pothuajse) perfekt”, autori pretendon se episodi i bujshëm i majit 2025 në aeroportin e Hanoit, ku Brigitte Macron u filmua duke goditur lehtë presidentin francez, lidhej me mesazhe të shkëmbyera mes Emmanuel Macron dhe aktores iraniane Golshifteh Farahani. Sipas Tardif, Brigitte Macron kishte parë mesazhe në telefonin e presidentit francez, ku ai i shkruante aktores iraniane: “Je shumë e bukur”. Megjithatë, zyra e Zonjës së Parë franceze ka mohuar kategorikisht këtë version. Një zëdhënëse e Brigitte Macron deklaroi për Le Parisien se ajo kishte folur...