“Janë afër synimit”, Von der Leyen nga Tivati: Shqipëria po ecën shpejt drejt anëtarësimit në BE
Zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet një proces i bazuar në meritë theksoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen nga Tivati, vendi ku po zhvillon punimet samiti i bllokut europian dhe Ballkanit Perëndimor. Zyrtarja e lartë theksoi në mënyrë të veçantë progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën e integrimit. “Zgjerimi bazohet në meritë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë i ngadaltë. Në fakt, ai duhet të bëhet më i shpejtë, më i besueshëm dhe më i dukshëm për qytetarët, si në vendet kandidate ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së. Tani ekziston një moment shumë i përshtatshëm të cilin ne duhet ta kthejmë në veprim konkret, e më pas në anëtarësim. Edhe Mali i Zi dhe Shqipëria po...
Burimi:
top-channel.tv