Izraeli nuk i përmbahet armëpushimit, sulmon Libanin jugor, të paktën pesë viktima
Të paktën pesë persona humbën jetën në sulme ajrore dhe me dronë të kryera nga Izraeli në jug të Libanit të shtunën, raportuan mediat shtetërore libaneze. Sulmet ndodhën vetëm pak orë pasi kishte hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani, sipas Reuters. Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA njoftoi se avionë luftarakë dhe dronë izraelitë goditën disa zona në rajonin e Nabatieh gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar shkatërrime në ndërtesa banimi dhe shtëpi. Ndërkohë, artileria izraelite bombardoi Nabatieh dhe zonat përreth para agimit. Armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut u arrit të premten pas një periudhe tensionesh dhe përplasjesh të përshkallëzuara në Liban, bëri të ditur një zyrtar amerikan. Marrëveshja u konfirmua për Reuters...
Burimi:
vizionplus.tv