Izraeli futi ushtrinë dhe Mosadin në Azerbajxhan/ CNN: Irani u rrethua, misioni sekret që ndryshoi luftën
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë për luftën Izrael-Iran. Sipas një raporti ekskluziv të CNN, Forcat e Armatosura të Tel Avivit kishin ngritur një rrjet të fshehtë bazash ushtarake dhe pozicionesh inteligjence në disa vende të Lindjes së Mesme, duke rrethuar praktikisht Iranin nga veriu, perëndimi dhe jugu. Një nga operacionet më të ndjeshme, i mbajtur larg syve të publikut deri më tani, ishte vendosja e forcave elitare izraelite në Azerbajxhan, fare pranë kufirit verior të Iranit. Burime të njohura me operacionin kanë zbuluar se komandot speciale, personel i Mossad-it dhe njësi të forcave speciale izraelite u stacionuan në disa pika në jug të Azerbajxhanit, vetëm rreth 100 kilometra larg qytetit iranian të Tabrizit, i cili u godit gjatë konfliktit. Sipas raportit, këto...
Burimi:
javanews.al