Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit
Shpërndarësit e porosive pritet të hyjnë në grevë të mërkurën, 15 korrik, në disa qytete të Italisë, duke kërkuar kushte më të mira pune përballë temperaturave ekstreme të verës. Në Milano, autoritetet e qytetit kanë kufizuar shpërndarjet gjatë orëve më të nxehta të ditës deri në shtator, ndërsa punonjësit e platformave Glovo dhe Deliveroo do të ndërpresin punën në mbrëmje për të kërkuar masa që të mbrojnë jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe të ardhurat. Në Bolonja, shpërndarësit do të çaktivizojnë aplikacionet e tyre dhe do të zhvillojnë një protestë në qendër të qytetit. Një ndalesë e ngjashme për disa orë do të zhvillohet edhe në Firence, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius këtë javë. Italia nuk është i vetmi...
Burimi:
javanews.al