Italia nuk lejon kthimin e fëmijëve ukrainas: Djali u dha për birësim edhe pse nëna e tij po e pret në shtëpi
Kur drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijëve të Ukrainës, Lyubov Rudjika, evakuoi një numër të caktuar të miturish në Napoli në fillim të luftës, ajo mendoi se po i çonte në një vend të sigurt. Askujt në Ukrainë nuk i shkoi ndërmend kurrë se Italia nuk do të donte t'i kthente ata, gjë që është pikërisht ajo që po ndodh, prandaj kthimi i këtyre fëmijëve është shndërruar në një betejë ligjore midis dy vendeve, shkruan CNN. Autoritetet ukrainase i thanë CNN se disa nga fëmijët që u evakuuan me Rudjikun janë midis dhjetëra të miturve ukrainas që u ndalohet të kthehen në shtëpi nga gjykatat italiane. Debati mbi fatin e tyre u përshkallëzua në prill, kur Kievi njoftoi se një nga fëmijët e evakuuar, një djalë...
Burimi:
syri.net