Ish-zyrtari i lartë i CIA-s arrestohet në SHBA, FBI zbulon mbi 40 milionë dollarë shufra ari në shtëpinë e tij
Një ish-zyrtar i lartë i qeverisë amerikane është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi agjentët e FBI-së zbuluan qindra shufra ari me vlerë mbi 40 milionë dollarë në shtëpinë e tij në Virxhinia. Sipas dokumenteve të gjykatës, David Rush dyshohet se kishte bërë kërkesa të përsëritura ndaj qeverisë amerikane për të marrë sasi të mëdha ari dhe valutë të huaj për “shpenzime zyrtare”. Ai është akuzuar për përvetësim të fondeve publike. Sipas “New York Times”, Rush deri vonë ka mbajtur një pozicion të lartë në CIA. Ai u arrestua dhe aktualisht mbahet në paraburgim deri në seancën dëgjimore që pritet të zhvillohet këtë javë, ndërsa avokati i tij nuk ka pranuar të komentojë mbi rastin. Gjatë kontrollit të banesës së tij, agjentët federalë...
Burimi:
top-channel.tv